Tronditet Bayern, “diamanti” i ri i bavarezëve dëshiron të luajë për Real Madrid (video)

Lennart Karl është padyshim zbulimi më i madh i këtij sezoni, jo vetëm në Gjermani, por edhe më gjerë. 17-vjeçari po shkëlqen me Bayern Munich, ku ka shënuar edhe 6 gola deri tani.

Në një intervistë të fundit për “Sky Sport Germany”, 17-vjeçari ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur një ditë fanellën e Real Madridit, duke alarmuar jo pak bavarezët, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2028.

“Bayern është një klub shumë, shumë i madh. Është një ëndërr të luaj atje. Por në një moment të caktuar dua patjetër të shkoj te Real Madridi. Ky është klubi im i ëndrrave. Sigurisht, Bayern është diçka shumë e veçantë dhe është shumë argëtuese të jesh në këtë klub”, tha Lennart Karl.

The post Tronditet Bayern, “diamanti” i ri i bavarezëve dëshiron të luajë për Real Madrid (video) appeared first on Telesport.