Christopher Nkunku mund të largohet nga Milan, ende pa mbyllur sezonin e tij të parë. Sulmuesi francez ka përfunduar në radarin e Fenerbahce, klubi turk është i gatshëm të bëjë një nga lëvizjet kryesore të merkatos dimërore.
Pavarësisht se duket e vështirë që sulmuesi francez të largohet në mes të sezonit, klubi turk kërkon të shfrytëzojë raportin e mirë që ka trajneri i tyre Domenico Tedesco dhe lojtari, që nga koha kur ishin bashkë te Leipzig.
Edhe pse Igli Tare e përjashtoi kategorikisht largimin e Nkunku në janar, mediet italiane bëjnë me dije se klubi kuqezi do të hiqte dorë nga francezi vetëm për shifrën 35 milionë euro. Asnjë lloj propozimi tjetër, si huazim me të drejtë blerje, nuk do të pranohet.
The post Fenerbahce nuk heq dorë nga Nkunku, Milan iu tregon turqve çmimin e francezit appeared first on Telesport.










