Chiesa ka nevojë për minuta! Gati rikthimi në skuadrën ku i ofrohet besimi maksimal

La Gazzetta dello Sport raporton se Federico Chiesa mund të rikthehet te Juventusi në formë huazimi. Sulmuesi italian nuk po gjen hapësirat e duhura te Liverpool, ku nuk ka arritur të bëhet protagonist dhe minutat në fushë kanë qenë të kufizuara.

Sipas mediave italiane, Chiesa ka nevojë urgjente për vazhdimësi dhe rol kryesor, sidomos në prag të Kupës së Botës, ku synon të jetë në formën më të mirë. Një rikthim në Torino, në një ambient që e njeh mirë, shihet si zgjidhje ideale për të rilançuar karrierën dhe për të rifituar besimin.

The post Chiesa ka nevojë për minuta! Gati rikthimi në skuadrën ku i ofrohet besimi maksimal appeared first on Telesport.