Brazili thotë se ShBA e kaloi “vijën e papranueshme” ndaj Venezuelës

Qeveria Bazilit dënoi sulmin ushtarak të SHBA-së ndaj Venezuelës dhe kapjen e liderit të saj, duke e cilësuar si kalim të “një vije të papranueshme”.

“Këto akte përbëjnë një fyerje të rëndë ndaj sovranitetit të Venezuelës dhe një tjetër precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për të gjithë komunitetin ndërkombëtar,” tha presidenti Luiz Inácio Lula da Silva në një postim në X.

Zyrtarët brazilianë zhvilluan gjithashtu të shtunën një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar situatën, ku ndër çështjet kryesore ishte edhe mundësia e një fluksi më të lartë të refugjatëve venezuelas në kufi.

Në një deklaratë të publikuar më vonë, ministria e jashtme e Brazilit tha se nuk ka pasur lëvizje të pazakonta në kufi, një nga pikat kyçe të kalimit për refugjatët venezuelas në rajon dhe ku Brazili ka zhvilluar operacione për t’i ndihmuar ata që nga viti 2018.