Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve nga votimi i qytetarëve të Kosovës në ambasada dhe konsullata diplomatike.
Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke marrë shumicën dërrmuese të votave.
Rezultatet e deritanishme nga votimi në ambasada dhe konsullata:
Lëvizja Vetëvendosje – 85.21 për qind, 3,399 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 6.09 për qind, 243 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.69 për qind, 227 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 1.58 për qind, 63 vota
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.68 për qind, 27 vota
Nisma Socialdemokrate – 0.33 për qind, 13 vota
Numërimi i votave nga ambasadat dhe konsullatat pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit. Këto vota mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.










