Gjykata lë në masën arrest me burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vieçare.
Selko dyshohet se abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.
Gjatë kësaj periudhe, ai dyshohet se kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj
Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata.
Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë. Raportohet se 67 vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën.
Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigja e analizës e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.










