Përditësohen rezultatet, garë e ngushtë për ulësen e 15’të në LDK

Numërimi i votave për deputetë po i afrohet fundit. Nga mbi 95% e votave të numëruara, në listën e LDK’së ka ndryshime në renditje.

Garë e ngushtë po zhvillohet për ulësen e 15’të.

Pas përditësimit nga KQZ, shihet se Ermal Sadiku e ka kaluar me vota Fadil Hadërgjonaj. Tani gara është mes Hadërgjonajt dhe Arben Gashit.

Hadërgjonaj deri tash ka 15 mijë e 28 vota, derisa Gashi 14 mijë e 492./Reporteri.net