Nexhat Daci varroset me nderime të larta shtetërore

Me ndëerime shtetërore iu dha lamtumira e fundit akademikut dhe njërit nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai është varrosur në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Para ceremonisë së varrimit është mbajtur akademi përkujtimore dhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në akademi është nderua jeta, vepra dhe kontributi i Dacit që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare.

 

Te pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri Albin Kurti.

Poashtu të pranishëm kanë qenë edhe diplomatë të huaj.