Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë homazhe në nderim të ish-shefit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

I pari i PDK-së shihet i shoqëruar nga bashkëpartiakët Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, dhe Elmi Reçica, raporton Klankosova.tv.

Siç kanë njoftuar familjarët, varrimi i Nexhat Dacit do të bëhet sot, ndërsa e pamja do të mbahet nga data 3 deri më 5 janar.

Homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit që shërbeu për dy mandate, bëri edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu edhe kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha.