Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër të Shqipërisë.
Raportohet edhe për katër të lënduar në këtë aksident.
Për nxjerrjen e trupave nga mjetet kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar nga ambulancat, njofton Abcneës.al, transmeton Klankosova.tv.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.










