Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se para disa vitesh e kishte sulmuar seksualisht një të mitur.
Rasti është cilësuar si sulm seksual.
“Kaçanik / 01.01.2026 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para disa viteve vajza e saj e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.










