Dy persona janë arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, rreth orës 19:20, në rrugën “Pranverat e Lirisë” është realizuar një kontroll në dy lokale që dyshohet se menaxhoheshin nga dy persona. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale.
Autoritetet bëjnë të ditur se janë sekuestruar një pushkë me 20 fishekë, një pistoletë me 13 fishekë, 17.5 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, dy peshore digjitale, 1 mijë euro para të gatshme, një telefon mobil si dhe një DVR me pajisje me gjashtë porte.
Dy të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.










