Edhe gjatë vitit 2025, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është përcjellë me kritika të shumta për shkelje të standardeve të drejtësisë. Monitorues dhe ekspertë të fushës kanë vlerësuar se kjo gjykatë, e cila funksionon jashtë sistemit të zakonshëm juridik të Kosovës, ka shfaqur mungesë transparence, trajtim jo të barabartë të palëve dhe përdorim të pyetjeve paragjykuese e sugjestive ndaj dëshmitarëve.
Sipas vlerësimeve të monitoruesve, procesi ka hasur vështirësi serioze në përmbushjen e parimeve të gjykimit të drejtë dhe publik. Megjithatë, si element pozitiv janë veçuar dëshmitë e diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, përfshirë ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James Rubin, këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës në Rambuje Paul Ëilliams, ish-diplomatin britanik John Steëart Duncan, diplomatin amerikan Christopher Hill, Mike Durkee dhe gjeneralin Wesley Clark. Sipas deklarimeve të tyre, këto dëshmi kanë ndihmuar në sqarimin e rolit dhe natyrës së UÇK-së.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, një intervistë për Ekonomia Online ka shprehur shqetësime serioze për mungesën e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes së Dhomave të Specializuara. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai theksoi se procedurat e kësaj gjykate nuk janë gjithmonë në përputhje me standardet e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke përmendur mungesën e transparencës, problemet me përkthimin dhe kufizimet ndaj të drejtave të të akuzuarve.
“Kohëve të fundit ka pasur shumë shqetësime nga opinioni publik në lidhje me atë se sa kjo gjykatë po arrijnë me i ruajtur standardet që Kosova e ka ndërtuar në raport me sistemin e saj të drejtësisë e që lidhen me garancinë që duhet me pasur secila gjykatë që vepron me parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në vitin e fundit kam pasur situatë për të cilat janë problematike janë edhe shqetësuese, kam parë që mungesë të llogaridhënies të gjykatës edhe mungesë të raportimit por edhe mungesë të mbikëqyrjes. Gjykata nuk ka asnjë mbikëqyrje dhe nuk i raporton askujt. Procedurat që zhvillohen në këtë gjykatë nuk është e njëjtë me procedurat që janë në Kosovë, shqetësimet që kanë ngritur palët e interesit publiku raport me procedurat e provave mungesën e transparencës të kësaj gjykatës, problemet me përkthim, me qasjen e gjykatës në raport me të drejtat që gëzojnë të akuzuarit”, tha ai.
Me të gjitha këto probleme ai u ballafaqua edhe gjatë vizitës së tij e cila përveç një rojës aty, ishin vënë edhe kamerat, madje të njëjtit nuk i ishte lejuar as një laps dhe fletore për të marrë shënime, meqë i njëjtit përfaqëson Institucionin e Avokatit të Popullit.
“Këto probleme i pash unë sepse vizita ime u realizuar në mbikëqyrje, edhe të kamerave edhe të sigurimit që ishin prezent gjatë gjithë kohës, nuk më është lejuar të marr shënime, kjo tregon një qasje jo të duhur me ne, është në kundërshtim me parimet. Në anën tjetër jam cilësuar si person fizik që është e pa pranueshme, është cenuar mandati im si Avokati i Popullit. jemi duke përgatitur një raport për opinion. Unë besoj që vendimi ka më qenë i drejtë dua të besoj në funksionin dhe profesionalizmin e tyre”, theksoi Qelaj.
Nga ana tjetër, avokati Ardian Bajraktari në intervistë për Ekonomia Online, ka vlerësuar si pozitive dëshmitë e mbrojtjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, veçanërisht ato të dëshmitarëve ndërkombëtarë. Sipas tij, këto dëshmi kanë ndihmuar në argumentimin se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë komanduese të centralizuar, siç pretendohet nga prokuroria.
“Viti 2025 është shoqëruar me një angazhim intensiv të Dhomave të Specializuara ajo çka kemi parë dy anët e medaljes, fillimisht ka vazhduar paraqitja e provave dhe dëshmitarëve të ftuar nga ana e prokurorisë e cila është karakterizuar me një mungesë të theksuar të transparencës, e cila natyrisht ka cenuar parimin e publiciteti procedurës prej parimeve bazë të proceseve penale. Ndërsa nga mesi i shtatorit e këndej, kemi parë dëshmitarë të pakët në numër mirëpo shumë kredibil, shumë relevant dhe të cilët kanë shpërfaqur në mënyrë jashtëzakonisht të mirë, të argumentuar në mënyrën e funksionimit të UÇK-së, çka në fakt besoj që i ka kontribuar jo vetëm që ka shkuar në funksion të mbrojtës por ka shkuar në funksion të argumentimit dhe në funksion të së vërtetës, për faktin që dëshmitarët e mbrojtës jo vetëm që ka qenë dëshmitarë dhe shumë protagonistë të ngjarjeve. Mirëpo, dëshmitë e tyre deklarimet e tyre në jo pak raste janë plotësuar, janë shoqëruar edhe me dokumente të tjera përcjellëse, përfshirë raporte të ndryshme amerikane dhe jo vetëm dhe në masë të konsiderueshme kanë treguar deklasfikimin e numrit të konsiderueshëm të dokumenteve nga ana e ShBA-së”, tha ai.
Bajraktari ka kritikuar gjithashtu Trupin Gjykues për mungesë objektiviteti dhe për disproporcion në kohën e dhënë palëve në procedurë.
“Dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë shumë të besueshëm, protagonist që i bënë dëshmitarë okularë të ngjarjeve sepse po flasim për personalitet të cilat fokus kryesor në rrethanat e kohës kanë pasur angazhimin e tyre në Kosovë dhe po flasim për gjeneral si të luftës, mbrojtja në bindjen time në theks të veçantë mbrojta e Thaçit e ka fillu dhe e ka përfunduar me dy personalitet të jashtëzakonshme të cilat besoj relevanca e deklarimeve të tyre është shumë bindëse edhe besoj që do të jetë e tillë edhe për trupin gjykues për dallim të dëshmitarëve të shumtë në numër me aq sa kemi arritur të shohim kanë qenë në jo pak raste jo relevant, madje ka pasur të tillë që kanë bërë ekzagjerime siç e kanë pranuar edhe vet pastaj kanë pasur edhe të tjerë të cilët me zë dhe figurë e kanë konfirmuar që nuk i kanë njohur për strukturë komandues çka dëshmitë e tyre në jo pak raste kanë qenë jo të besueshme mirëpo që kanë shkuar në funksion të mbrojtjes. Trupi gjykues nuk është treguar objektiv dhe i pa anshëm në raport me qasjen që ka pasur filluan nga koha që ka pasur shumë disproporcion në raport me palët në procedurë ku prokuroria ka pasur një kohë shumë të madhe për dallim të palës së mbrojtjes që në disa raste ka pasur kohë të limituar. Duhet angazhim duhet kohë për të analizuar të gjitha ato dokumente, përkundër atyre sfidave besoj që mbrojtja me suksese ka arrit të kundër argumentoj suksesshëm” ka potencuar avokati.
Nga ana tjetër, Blendina Veliqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se prokuroria ka përfunduar paraqitjen e dëshmitarëve dhe provave, ndërsa procesi i mbrojtjes është në fazën e përgatitjes për dorëzimin, me përfundim të parashikuar në janar 2026.
“Është e rëndësishme që prokuroria në rastin e ish krerëve të UCK-së ka përfunduar me dëshmitarët e saj me paraqitjen e provave pasi që vazhdimisht ka pasur kritika për shkak të tejzgjatjes së madhe të këtij procesi. Po ashtu ka pasur edhe kritika për numrin e madh të dëshmitarëve, shumica prej tyre që kanë qenë të mbyllur. Është e rëndësishme që ky proces tashmë ka përfunduar sa i përket prokurorisë, dhe paraqitja e provave nga ana e mbrojtjeve të viktimave dhe mbrojtjes aktualisht procesi është në fazën e përgatitjes për dorëzimin që si afat përfundimtar është janari 2026, pastaj do të vazhdohet edhe me deklarata përmbyllëse që janë caktuara në shkurt deri tek procesi që vjen prej një afat prej 90 ditëshit nga deklarata përmbyllëse që është shpallja e aktgjykimit me këtë rast”, ka potencuar Veliqi për Ekonomia Online.
Ajo shtoi se monitorimi ka treguar gjithashtu raste të pyetjeve paragjykuese dhe sugjestive nga trupi gjykues, si dhe mungesë trajtimi të barabartë të palëve, mirëpo theksoi se dëshmitë e diplomatëve janë cilësuar të rëndësishme për dokumentimin e funksionimit të UÇK-së dhe rolit të të akuzuarve.
Tek rasti i ish-krerëve të UCK-së nga ajo që kemi monitoruar kemi vërejtur se në disa raste të caktuara ka pasur pyetje paragjykuese dhe sugjestive nga ana e trupit gjykues ndaj dëshmitarëve qoftë të mbrojtjes qoftë të prokurorisë nuk ka pasur trajtim të barabartë të palëve në procedurë gjë që ka ngritur kritika në opinionin publik. Peshën e secilit prej dëshmive iu mbetet trupit gjykues që ta vlerësoj në fund të rastit ajo çka mund të themi ne nga ajo çka kemi parë gjatë monitorimit është se dëshmitë e diplomatëve të rëndësishme sepse ata ofrojnë fakte të pamohueshme me atë se çfarë ka ndodhur gjatë periudhës të aktakuzës ku edhe këta kanë qenë pjesë e proceseve në Kosovë ku kanë treguar për funksionimin e vërtetë të UCK-së e po ashtu edhe rolin e të akuzuarve në këtë strukturë”, ka përfunduar ajo.










