Moti gjatë ditës do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen reshje të dobëta bore në formë fjollash.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 3 deri në 6 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.










