Deputetja në ardhje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka reaguar Albin Kurtit të Vetëvendosjes që pretendoi se KEK-u që nga 19 dhjetori po operon kapacitet të plotë prodhues të energjisë elektrike.
Ymeri tha se veç sot janë 30 mijë euro bartje rrymë nga Maqedonia dhe se po importohet rrymë 1 milionë euro në ditë.
Postimi i plotë:
Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën kur po thotë “Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese”
Dy herë ka pas rënie B1shi me zero gjenerim, rrena mund të jetë normale për Kurtin por të dhënat janë ndërkombëtare edhe kjo Kosovë meriton të di çfarë ka pas posteve plot lëvdata për vete.
Pat edhe të tjera të pavërteta por e lajmë me një pyetje:
Pse me Tetra (Grekët) nuk keni pru investim po e shtritë qafën e Kosovës me bartje për mbi 1 Milionë Euro të rrymës në ditë.
Edhe sot, bartja nga Maqedonia ka shku mbi 30,000 Euro në rrymë, përderisa ti po flet për suksese.










