Numërohen mbi 80% e votave për deputetë, renditja e top-pesësheve s’ndryshon

Pas një pauze me rastin e ndërrimit të motmoteve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rifilluar procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Deri në ora 19:40, sipas të dhënave të KQZ-së, janë procesuar 83.46% të votave.

Edhe pas rifillimit të numërimit të votave, top pesëshja e subjekteve politike nuk ka ndryshuar.

VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.