“Nuk mund të humbasim më pikë të tilla në Premier, duhet të tregojmë se jemi Manchester United”

Mbrojtësi Lisandro Martinez ka deklaruar se Manchester United nuk mund të humbasë pikë siç bëri dy dkitë më parë, në ndeshjen e barazuar 1-1 kundër Wolves në Premier League. Ajo ishte ndeshja e fundit e vitit 2025.

Ishte një pikë zhgënjyese për ne. Jemi 100% të zhgënjyer. Nuk mund të jemi në stadiumin tonë ende duke barazuar, duke humbur pikë. Duhet të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë dhe duam të jemi në vendet e para, duke konkurruar kundër më të mirëve”, tha Lisandro Martinez.

Kjo është ndeshja ku nuk mund të humbasim pikë. Tani duhet ta pranojmë këtë zhgënjim dhe të shkojmë të uritur në ndeshjen tjetër“, tha më tej mbrojtësi argjentinas, që shënoi golin e vetëm për “djajtë e kuq” në këtë sfidë.

Martinez mbajti shiritin e kapitenit në vend të Bruno Fernandes, i cili ndoqi takimin nga tribuna për shkak dëmtimi. “Nuk ka vend për justifikime. Na mungojnë pikë dhe tani duhet të shkojmë për fitore në ndeshjen tjetër, të tregojmë se kush jemi”, tha Martinez.

Duhet të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin. Ka të bëjë me ne, nuk më pëlqen të mendoj për klubet e tjera. Mendoj për ne, çfarë mund të përmirësojmë si ekip çdo ditë dhe të mësojmë nga kjo ndeshje“, tha argjentinas.

The post “Nuk mund të humbasim më pikë të tilla në Premier, duhet të tregojmë se jemi Manchester United” appeared first on Telesport.