Behrami ngushëllon familjen Daci pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai ka ndarë një fotografi të të ndjerit me ish-presidentin Hashim Thaçi, mbi të cilën ka shkruar se, në një periudhë të rëndësishme të shtetndërtimit, Daci i dha Kosovës qetësi dhe stabilitet.

Behrami ngushëlloi familjen Daci dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij./Klankosova.tv