Vit pa Kuvend e qeveri në detyrë

Më 15 prill, iu drejtuan sallës plenare.

Janë këta të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Në seancën me katër pika të rendit të ditës dhe ku nuk lejohej as debati, parlamentarët kishin vetëm një detyrë.

Ajo ishte, konsitutimi i Kuvendit të Kosovës.

Por, seanca nuk mori epilog të suksesshëm.

Kjo meqë seanca u ndërpre, qysh në pikën e parë, ku nuk arriti të miratohej raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kjo bëri që për herë të parë në Kosovën e pasluftës, të dështonte një seancë për funksionalizimin e organit legjislativ.

E me 17 prill, deputetët u kthyen sërish në sallë.

Pavarësisht se mes seancave kishte 48 orë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Vetëvendosje, adresoi këtë kërkesë për përfaqësuesit e subjekteve politike.

E pas 1 ore, deputeti më i moshuar në Kuvendin e Kosovës, u kthye përsëri në sallë.

Ky njoftoi se edhe kjo seancë do ta ketë fatin e të parës.

E marrëveshja politike për pikën e parë, u arrit vetëm në seancën e tretë.

Më 19 prill, u votua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kjo hapi rrugën për pikën e dytë, që ishte betimi i deputetëve.

Pas kësaj, në foltore u ftua përfaqësuesi i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Glauk Konjufca, dha propozimin e Vetëvendosjes, për kryetare të Kuvendit.

“Propozoj deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit”, ishte propozimi i Konjufcës.

Por, Haxhiu nuk i mori votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Me këtë, vendi hyri në një ngërç të ri politik.

Kjo pasi VV insistoi sërish në emrin e Haxhiut për kryeparlamentare.

E sipas njohësve të punës së Kuvendit, as vet Kushtetuta nuk e parashihte një skenarë të tillë.

“Sqarime tjera nuk ofron as Kushtetuta as nuk ofron aktgjykimi i vitit 2014 nëse në mënyrë të pakufishme vlen kjo e drejtë e propozimit nga e Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë duhet parë, duhet shterur në mënyrë të arsyeshme mundësitë e kësaj partie të propozoj ndoshta edhe kandidatët tjerë që eventualisht të provohet nëse ndonjëri kandidat tjetër mund të sigurojë shumicën prej 61 votave në Kuvend për t’u zgjidhur kryetar i Kuvendit”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI

Meqë Haxhiu nuk po i arrinte 61 votat e nevojshme, Vetëvendosje propozoi votimin e fshehtë.

Por më ketë, nuk u pajtuan paritë e tjera parlamentare.

Madje ky propozim i shumicës, bëri që PDK t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë disa seancave.

Përderisa ligjshmëria e këtij propozimi shqyrtohej në Gjykatë, i njëjti vazhdonte të propozohej nga deputeti më i moshuar.

I njëjtë, ishte edhe rezultati final i dhjetëra seancave.

Pesë muaj pas seancës së parë, Gjykata Kushtetuese, publikoi aktgjykimin lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo e fundit, tha se Dehari, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.

Madje, përmes këtij aktgjykimi, shpalli të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025

Ndërsa për një kandidat, tha se ka të drejtë të propozohet vetëm tri herë.
Kurse e gjithë kjo situatë, të përfundonte brenda 30 ditësh.

Kjo bëri që VV, të ndryshonte kandidatin.

Por, as këta, nuk i morën votat e mjaftueshme.

Ndërsa pas cdo seance, partitë akuzonin njëra-tjetrën.

Në seancën e 26 gushtit, deputetët më në fund, zgjodhën kryetarin e tyre.

Në përpjekjen e 58-të, Dimal Basha, mori 73 vota për.

Basha arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.

Por, edhe pas kësaj, Kuvendi i Kosovës kaloi nga një bllokadë në tjetrën.

Kjo meqë konstituimi ngeci tek votimi i nënkreytarit nga pakicat serbe.

Për këtë, u kërkua edhe ndihma e shortit.

Por, as kjo mënyre nuk kreu punë.

Kjo bëri që kryetari i sapozgjedhur, ta shpall Kuvendin e Kosovës, të konsistuar.

Por, kështu nuk vlerësoi edhe kushtetuesja, e cila tha se zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb është një detyrim kushtetues dhe jo thjesht procedural.

Pas disa tentimeve, deputeti serb, Nenad Rashiq, siguroi 71 vota, duke u zgjedhur nënkryetari i pestë i Kuvendit të Kosovës.

Ky hap i legjislativit, hapi rrugë për formimin e ekzekutivit.

Me 26 tetor, Vetëvendosje mandatoi Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, prezantoi kabinetin qeveritar.

Por, as Kurti, nuk arriti shumicën e thjeshtë për formimin e qeverisë së re.

Kjo bëri që presidentja e vendit, t’i ftojë për konsultim edhe një herë kryetarët e partive politike në Kosovë.

Ndërsa Osmani, vendosi që partia e parë, ta ketë edhe një mundësi.

Glauk Konjufca u propozua për kryeministër

Ndonëse ndërroi emri i mandatarit për kryeministër, rezultati ishte i njëjtë.

Ky dështim i fundit, bëri që përfundimisht presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ta shpall 28 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve të reja parlamentare.