Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në Merdarë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë pretendon se tek të njëjtit i ka gjetur 30 kilogramë kokainë.
Poashtu thuhet se të arrestuarit janë me inicialet S.L. (2002) dhe B.U. (2000).
Sipas kësaj ministrie, të njëjtit janë arrestuar mbrëmë.










