Gjatë festave të fundvitit, disa gra të moshuara në Prishtinë kanë kaluar ditët larg familjeve, duke u ndjerë të vetmuara.
Megjithatë, ato nuk janë vetëm, pasi kanë njëra-tjetrën, dhe kjo duket se u mjafton për të ndjerë ngrohtësinë e familjes, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arta Beqa, i vizitoi ato në shtëpinë e tyre, ku një nga gratë pati një mesazh të thjeshtë por të fuqishëm për të gjithë: të vizitojmë të moshuarit.
“Fjalët e mira janë gjithçka që na duhet. Këto janë ditët e fundit që kemi këtu,” tha njëra prej tyre.
Dhe për të rinjtë, ajo pati një porosi të veçantë: “Respektoni të vjetrit. Kujdesuni për ta, që mos të vijë koha kur të duhej t’i prisnit në shtëpi. Ju presim të gjithëve, dera është e hapur”.










