Ronaldo e mbyll me gol vitin 2025, por ish-ylli i Liverpool-it i prish festën. Al-Nassr ndalet pas 11 javësh

Pas 10 fitoreve rresht, Al-Nassr ka marrë barazimin e parë për këtë sezon në kampionat, 2-2 në transfetën ndaj Al Ettifaq. Për Al-Nassr shënuan Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo.

Ky ishte goli i 957-të në karrierë për Ronaldon, i cili këtë herë shënoi edhe me shpinë, pasi goditja e Joao Felix u devijua nga CR& dhe përfundoi në rrjetë. SHIHGOLINERONALDO

Për Al Ettifaq, dopietë e Georginio Wijnaldum. Pas këtij barazimi, Al-Nassr renditet në vendin e parë me 31 pikë pas 11 javësh. Përsa i përket Ronaldos, ylli portugez deklaroi pak ditë më parë në “Globe Soccer Aëards” që nuk e mendon tërheqjen nga futbolli, pa arritur shifrën e 1000 golave.

The post Ronaldo e mbyll me gol vitin 2025, por ish-ylli i Liverpool-it i prish festën. Al-Nassr ndalet pas 11 javësh appeared first on Telesport.