Partitë politike: Një herë konstituimi i Kuvendit pastaj Presidenti

Asnjëra prej tri partive që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar, nuk kanë një përgjigje definitive për çështjen e presidentit. Derisa Vjosa Osmani synon edhe një mandat tjetër, PDK, LDK e AAK presin fillimisht konstituimin e Kuvendit e themelimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.