Pas largimit nga klubi meksikan i Rayados de Monterrey, Sergio Ramos, jo vetëm që nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu me futbollin, por do të rikthehet sërish në Europë.
Mediet franceze bëjnë me dije se 39-vjeçari është shumë pranë rikthimit në Ligue 1, këtë herë te Nice. Klubi nga jugu i Francës po kalon një sezon të vështirë, aktualisht në vendin e 13-të në ligë dhe nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në Europa League, ku performanca e tyre ka qenë shumë më poshtë se ajo që pritej.
Në këtë situatë, përvoja e qendërmbrojtësit spanjoll shihet si një aset i menjëhershëm për të stabilizuar ekipin dhe pse jo për të arritur zonën e Europës për sezonin e ri.
The post Sergio Ramos i habit të gjithë me destinacionin e ri, gati rikthimi i bujshëm appeared first on Telesport.










