Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve të Afrikës, të vlefshme për grupin C, ndeshjet e fundit në grup. Nigeria që konsiderohet si favoriti kryesor për të fituar këtë kompeticion, e ka mbyllur grupin me pikë të plota, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë.
“Shqiponjat” e Afrikës fituan 1-3 ndaj Ugandës, me goline shënuar nga sulmuesi i Trabzonspor, Paul Onuachu dhe dopieta e Raphael Onyedika, e mesfushorit të Club Brugge. Uganda ishte me një lojtar më pak nga minuta e 56-të, golin e vetëm për të e shënoi Rogers Mato.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Tanzania dhe Tunizia u ndanë në barazim 1-1. Nigeri e mbyll në vend të parë me 9 pikë, Tunizia në vend të dytë me 4 pikë, Tanzania e treta me 2 pikë, ende në lojë për t’u kualiifkuar si një nga katër më të mirat dhe mbyll grupin Uganda me vetëm një pikë.
The post Kupa e Kombeve të Afrikës: Nigeria tregon pse është favoriti kryesor, Tunizia ndjek e dyta appeared first on Telesport.










