Presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, ka paralajmëruar se do ketë ndryshime në lidhje me ngjyrën portokalli të topit dimëror që përdoret në ndeshjet e kampionatit italian.
Në një intervistë të fundit për Rai Uno, Simonelli ka zbuluar se do t’i rikthehen topit me ngjyrë tradicionale, si e verdha ose ngjyrë të bardhë.
“Kemi marrë shumë protesta të justifikuara për ngjyrën portokalli të topit, ka disa që nuk mund ta shohin për shkak të verbërisë së ngjyrave. I kemi kërkuar furnizuesit tonë të përgatisë një furnizim me topa të rinj. Për çdo ndeshje, nevojiten 25 topa, 500 topa në javë, duke mos përfshirë ato që u japim çdo ekipi për stërvitje.
Topat e rinj do të kenë një ngjyrë më të dukshme, por do të duhet pak kohë para se të zëvendësohet ai portokalli. Do të kthehemi te e verdha ose e bardha”, tha Simonelli.
The post Serie A bën ndryshimin e papritur, heq dorë nga topi dimëror ngjyrë portokalli për një arsye të fortë… appeared first on Telesport.










