E BUJSHME NGA ITALIA: Marrëveshje e dyfishtë midis Juventusit dhe Interit?

Edhe pse ende nuk është hapur zyrtarisht afati i merkatos dimërore, klubet e Serie A kanë nisur që tani nga puna për të finalizuar përforcimet që duan.

“CalcioMercato” zbulon se dy klubet e mëdha të Serie A, Juventus dhe Inter, janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes së dyfishtë. Bardhezinjtë synojnë Davide Frattesin, i cili ka një rol dytësor nën drejtimin e Cristian Chivu tek Inter.

Në anën tjetër, klubi zikaltër interesohet për Tarik Muharemovic, i cili aktualisht luan për Sassuolo-n, por për të cilin Juventusi mban 50% të të drejtave në rast të një shitjeje. Inter e sheh boshnjakun 22-vjeçar si përforcimin e duhur në vend të Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, të dy pritet të largohen në fund të sezonit.

Edhe pse klubi zikaltër nuk është në gjendje të shpenzojë shumë në janar, ardhja e Muharemovic mund të financohet nga largimi i Davide Frattesi, i cili ka luajtur më pak se 500 minuta gjatë gjithë sezonit dhe mund të ribashkohet me Spalletti-n, i cili më parë e ka stërvitur me ekipin kombëtar.

The post E BUJSHME NGA ITALIA: Marrëveshje e dyfishtë midis Juventusit dhe Interit? appeared first on Telesport.