Zola për garën e titullit: Interi është më i forti, por unë “votoj” ende Napolin

Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A në “Gazzetta dello Sport”. Duke nisur nga Napoli, ai tha: “Titulli dhe Superkupa përfaqësojnë simbole të një madhështie reale si Napoli. Kjo është e pamohueshme dhe e shkruar në 15 vitet e fundit, gjatë të cilave Aurelio De Laurentiis ka investuar fuqishëm dhe në mënyrë të duhur”.

Për vitin 2026, Zola shprehet kështu: “Skuadra më e fortë, edhe pse me pak diferencë, për mua është Interi. Sidoqoftë jam romantik dhe them Napoli për atë që ka përfaqësuar në jetën time. Interi ka lojtarë me vlerë shumë të lartë në çdo rol, që e projektojnë në nivel ndërkombëtar. Ka guxuar me Chivu, ka besuar, Marotta me Ausilio janë shpërblyer për këtë zgjedhje”.

Për Milanin: “Nuk do ta kisha parashikuar kaq lart. Ka Allegrin trajner dhe kjo bën diferencën, ai përballon vështirësitë dhe i zgjidh. Ka personalitet për një klub me histori kaq të madhe dhe nuk do të dorëzohet”.

The post Zola për garën e titullit: Interi është më i forti, por unë “votoj” ende Napolin appeared first on Telesport.