Milani kërkon takim me Maignan dhe agjentin, të gjitha detajet e ofertës për rinovimin

Vazhdon negociata për rinovimin e kontratës mes Milanit dhe Mike Maignan, duke qenë se marrëveshja aktuale e portierit kuqezi skadon pas pak më shumë se 6 muajsh, më 30 qershor. Maignan është një nga lojtarët kyç në dispozicion të Massimiliano Allegrit.

Sipas “Tuttosport”, pritet një moment shumë i rëndësishëm, ndoshta vendimtar, në bisedime. Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar zyrtarisht një takim ballë për ballë me agjentin e Maignan, Jonathan Kebe, për të diskutuar drejtpërdrejt ofertën dhe limitet e saj. Ende nuk dihet nëse takimi do të zhvillohet me video-thirrje apo në “Casa Milan”, por e sigurt është se do të jetë i pranishëm edhe vetë Maignan.

Oferta e Milanit parashikon një kontratë të re 3 vite e gjysmë, deri më 30 qershor 2029, me opsion për vitin 2030, me pagë bazë 5.5 milionë euro neto në vit, që mund të shkojë deri në 7 milionë përmes bonuseve. Praktikisht, një kontratë e ngjashme me atë të Rafael Leãos. Një rol kyç mund ta luajë edhe Max Allegri, me të cilin Maignan ka marrëdhënie shumë të mira profesionale dhe njerëzore, si edhe me trajnerin e portierëve Claudio Filippi.

The post Milani kërkon takim me Maignan dhe agjentin, të gjitha detajet e ofertës për rinovimin appeared first on Telesport.