Një person është arrestuar pasi dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh dhe nuk e ka kthyer.
Sipas viktimës në të ishin 800 euro dhe disa dokumente.
“I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para”, thuhet në njoftim.










