Lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, deri më tani janë parashtruar gjithsej 56 ankesa.
Kështu ka bërë të ditur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Sipas PZAP-it, 49 nga këto ankesa tashmë janë shqyrtuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në proces të trajtimit.
Në të dhënat e publikuara nga PZAP lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, bëhet e ditur se ankesat e paraqitura kanë përfshirë një numër të konsiderueshëm subjektesh politike, me status “Në progres” për shumicën e rasteve










