Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, i cili akutalisht luan te Sparta Prague, duket se është gati të bëjë hapin e madh në karrierë. Sulmuesin dardan e kërkon Lyon, ka dërguar një ofertë zyrtare 6 milionë euro për kartonin e tij, sipas asaj që raporton “FootMercato”.
Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e Sparta Prague, por oferta e Lyon është brenda pritshmërive të klubit çek. Rrahmani u transferua në vitin 2024 nga Rapid Bukuresht te Sparta Prague për 3.5 milionë euro.
Në 32 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticione me Sparta Prague, Rrahmani ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 2 asiste.
The post Sulmuesit të Kosovës i “ndrin” fati, e kërkon Lyon. Oferta është 6 milionë euro appeared first on Telesport.










