Nëse gjatë merkatos së janarit nuk pritet të bëjë ndonjë afrim apo edhe largim, Real Madrid po punon që tani për verën e ardhshme.
Sipas asaj që zbulon “SPORT”, klubi madrilen do të bëjë vetëm 3 përforcime verën e ardhshme, një mbrojtës dhe dy mesfushorë. Duke ditur që në fund të sezonit do të largohen dy qendërmbrojtës, Antonio Rudiger dhe David Alaba, klubi madrilen po shyqrton disa emra, ëpr të gjetur mes tyre përforcimin ideal. Emrat që janë në radarin e Real Madridit: Ibrahima Konate, Marc Guehi dhe Dayot Upamecano, Nico Schlotterbeck dhe Jeremy Jacquet.
Në mesfushë, i sigurt është rikthim në ekip i Nico Paz, për të cilin Real Madrid do të paguajë 9 milionë euro të Como, sipas marrëveshjes së bërë më parë mes dy klubeve. Përveç Nico Paz, do të bëhet edhe një tjetër përforcim në mesfushë. Edhe pse dëshira e Xabi Alonso është për një emër big si Vitinha, Alexis Mac Allister apo Enzo Fernandez, klubi madrilen po shqyrton mundësinë e transferimit të Adam Wharton nga Crystal Palace ose të Kees Smit nga AZ Alkmaar.
Përsa i përket sulmit nuk pritet të ketë ndryshime sezonin e ardhshëm, vetëm nëse ndodh që të largohet Vinicius Junior ose Rodrygo.
The post Një rikthim dhe dy përforcime të tjera, plani i Real Madrid për merkaton e verës appeared first on Telesport.










