Nico Schlotterbeck do të largohet në fund të kësaj vere nga Borussia Dortmund, një vit para përfundimit të kontratës. Interesi për qendërmbrojtësin 26-vjeçar është shumë i madh.
Real Madrid duket se aktualisht është klubi që i prin garës për transferimin e mbrojtësit gjerman. Mediet spanjolle bëjnë me dije se propozimi i “Los Blancos” për klubin verdhezi është ëvrtet shumë joshës: mbrojtësi i ri, 18-vjeçari Diego Aguado plus Gonzalo Garcia plus 35 milionë euro.
Një propozim që i afrohet shumës që kërkon Dortmund që është rreth 55-60 milionë euro. Gjithsesi, situata mund të ndryshojë nga dita në ditë, duke ditur që në lojë për gjermanin janë edhe klubet e tjera të mëdha si Bayern Munich, Man. City dhe PSG.
The post Propozimi i Real Madridit për Schlotterbeck i tejkalon pritshmëritë, Dortmund nuk mundet ta refuzojë appeared first on Telesport.










