Milani fiton, por Costacurta e qorton: 27 pasime mes mbrojtësve qendrorë në 5 minuta!

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, analizoi fitoren e kuqezinjve në shtëpi ndaj Veronës: “Sipas meje Nkunku është një lojtar i mirë. Nuk e njoh mirë nga ana karakteriale, por më pëlqen, është shumë teknik. Nuk është një sulmues qendror. Në pjesën e parë ishte e pamundur për të që të luante, ndërsa në të dytën u çlirua bashkë me gjithë skuadrën”.

Ai u ndal te ndërtimi i lojës së kuqezinjve: “Në pesë minutat e para, Milani bëri 27 pasime mes mbrojtësve qendrorë. Dikur, në dhomat e zhveshjes, bënim betike të tilla mes veti për kundërshtarët si ‘t’iu fusim frikën, presion, t’i marrim përpara’. Unë e ndjek futbollin prej 47 vitesh, por e kam të vështirë të kuptoj pse tre mbrojtës duhet t’ia pasojnë topin 27 herë njëri-tjetrit në vend që ta vertikalizojnë”.

Costacurta vlerësoi punën e Allegrit për ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve, por shtoi: “Te vertikalizimet nuk ka ndërhyrë. Me Fullkrug, do të jetë Milani më direkt? Nuk ka rëndësi kush është. Ne me Sheva dhe Pippo shkonim te topi i dytë”.

The post Milani fiton, por Costacurta e qorton: 27 pasime mes mbrojtësve qendrorë në 5 minuta! appeared first on Telesport.