“Po e shijoj futbollin dhe jetën te Milan, për rinovimin tim me kuqezinjtë po mendojnë menaxherët”

Periudhë rinovimesh te Milan dhe një ndër emrat më të përfolur kohët e fundit është ai i mbrojtësit Fikayo Tomori.

28-vjeçari anglez është në sezonin e tij të gjashtë në “San Siro” me fanellën kuqezi, ku në 195 ndeshje zyrtare ka realizuar 7 gola.

Rinovim? Po e shijoj futbollin dhe jetën time këtu. Klubi dhe agjentët e mi do të kujdesen për gjërat jashtë fushës”, tha Tomori.

Më tej, mbrojtësi kuqezi shtoi: “Unë jam i përqendruar në atë që po bëj në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua“.

The post “Po e shijoj futbollin dhe jetën te Milan, për rinovimin tim me kuqezinjtë po mendojnë menaxherët” appeared first on Telesport.