Hamza: Kemi nevojë për reformë, PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, në një konferencë për media, ka thënë se kjo parti do të futet në proces të brendshëm zgjedhor.

“PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, nuk ka pasë qe një kohë të gjatë zgjedhje, prej vitit 2019 dhe do të fillojë prej nëndegëve duke i përfshirë të gjitha nivelet deri në zgjedhjen e të gjitha organeve të partisë sepse realisht është kohë e gjatë dhe ka nevojë të kemi një reformë, një ndryshim edhe të moshës, gjinisë, profesioneve.”