Sinjalet e para të Zhegrovës; transferimi i minutës së fundit i Juves “rilind” nga Spalletti

Edon Zhegrova ka dhënë sinjalet e para te Juventusi. Sulmuesi i krahu kontribuoi në fitoren kundër Pisa, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për objektivin final të skuadrës. Lojtari që erdhi në verë ka treguar potencialin e tij me lojën dhe paparashikueshmërinë, duke shpërblyer besimin e Luciano Spallettit.

Trajneri bardhezi po e përdor me më shumë konsistencë, duke rikthyer energjinë te një lojtar që pak javë më parë dukej “mish i huaj” për skuadrën. Tani, përgjegjësia i takon Zhegrovës të tregojë vlerën dhe rritjen e tij.

Kosovari ishte transferimi i fundit i ditës së fundit të merkatos verore. Ai u ble nga Lille më 1 shtator me kontratë 5-vjeçare. Pas dy sezonesh me gola dyshifror në Francë, pritshmëritë ishin të larta, por ka hasur vështirësi në përshtatjen me stilin italian.

Në sezonin aktual, për shkak të vonesës në formë, debutoi më 20 shtator 7 minuta në barazimin kundër Veronës, më pas 26 minuta kundër Atalantës, pankinë me Milanin, 25 minuta në derbin 0-0 me Torinon, 8 minuta me Napolin dhe një pjesë loje kundër Romës e Pisa.

The post Sinjalet e para të Zhegrovës; transferimi i minutës së fundit i Juves “rilind” nga Spalletti appeared first on Telesport.