Policia e Kosovës ka nisur hetimet për shtatë raste të dyshuara lidhur me manipulime me vota.
Kështu kanë bërë të ditur në raportin 24-orësh.
CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT
Gllogoc / 28.12.2025 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT & CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT
Gjilan / 28.12.2025 – 11:08. Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
CENIM I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESËVE
Ranilluk / 26-27.12.2025 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
ASGJËSIM I DOKUMENTIT TË VOTIMIT
Shtime/ 28.12.2025 – 16:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke votuar në qendrën e votimit kishte grisur fletëvotimin e tij dhe të një femre kosovare. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt.
ASGJËSIM I DOKUMENTEVE TË VOTIMIT
· Prizren/ 28.12.2025 – 11:48. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në qendrën e votimit ka grisur fletëvotimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Suharekë / 28.12.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar gjatë votimit ka fotografuar votën dhe ka postuar në rrjete sociale. I dyshuari është paraqitur në stacion policor, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTIMIT
Pejë/ 28.12.2025 – 20:00. Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime.










