Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e radhës në orën 08:49, ndërsa procesi i numërimit të votave po vazhdon në shkallë vendi.
Sipas të dhënave të fundit, deri në këtë orë janë numëruar 900.330 vota nga gjithsej 1.999.204, ose 45.03 për qind e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26 për qind.
Renditja e subjekteve politike mbetet e pandryshuar:
- Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson me 49.30% apo 429.979 vota
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.01% ose 183.258 vota
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 13.59% apo 118.490 vota
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 5.68% ose 49.571 vota
- Lista Serbe ka marrë 4.74% apo 41.335 vota
- NISMA Socialdemokrate ka siguruar 1.72% ose 14.973 vota
Nga KQZ bëhet e ditur se procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, të diasporës dhe votat me postë.










