Lautaro Martínez, protagonisti absolut i fitores ndaj Atalantës me golin vendimtar pas asistit të Pio Espositos, shijon vendin e parë të Interit dhe shpjegon: “Ishte një përballje direkte, Atalanta është skuadër e fortë, për t’u respektuar. Jam i kënaqur, bëmë një ndeshje shumë të mirë, po ecim në rrugën e duhur. Është një dhuratë për tifozët dhe familjet tona”.
Për Espositon: “Kam folur shpesh për të. Është djalë që punon dhe ka dëshirë të mësojë e të bëjë mirë. Kjo është pjesë e rritjes, ta lëmë të qetë. Duhet të lejohet të gabojë siç kemi gabuar ne të rinj. Është i ri, italian; lëreni të qetë, sepse do të japë kënaqësi të mëdha për ne dhe kombëtaren italiane”.
Për gjendjen fizike: “Jam mirë. Sezonin e kaluar e mbylla keq me fleksorin, u dëmtova rëndë dhe luajta sërish Botërorin e Klubeve. Konkurrenca të shtyn, duhet të rritësh nivelin dhe të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur”.
The post Lautaro: Fitorja e çmuar ndaj Atalantës, dhuratë për tifozët dhe familjet tona appeared first on Telesport.










