Pogba fiton çmimin “Rikthimi i Vitit”, por deklarata e tij për Cristiano Ronaldon merr vëmendjen e të gjithëve

Sot mbasdite, në Dubai u zhvillua për vitin e 16-të rresht ceremonia e “Global Soccer Awards”. Një nga futbollistët që u vlerësua në këtë ceremoni ishte edhe Paul Pogba. Francezi u vlerësua me çmimin “Rikthimi i Vitit”.

Kur u ngjit në skenë, vëmendjen e të gjithëve e mori deklarata e tij për Cristiano Ronaldon, një tjetër lojtar i vlerësuar në këtë ceremoni.

“Cristiano Ronaldo, je këtu, na ke frymëzuar të gjithëve si futbollist. E bëre këtë për brezin e ardhshëm. Faleminderit shumë, Cristiano”, tha Pogba. Deklarata e tij u shoqërua me duartrokitje të shumta në sallë. Kujtojmë se Cristiano Ronaldo fitoi çmimin ‘Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme’.

The post Pogba fiton çmimin “Rikthimi i Vitit”, por deklarata e tij për Cristiano Ronaldon merr vëmendjen e të gjithëve appeared first on Telesport.