Numërohen mbi 70% e votave, kështu qëndron rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 73.21% të votave, pra 1872 të kutive nga 2557 gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me 50.21%, apo 313.767 vota, transmeton Klankosova.tv.

Partia Demokratike e Kosovës ka rrëmbyer 20.36% ose 127.243 vota gjithsej.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 14.15% të votave apo 88.388 vota.

Dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka grumbulluar gjithsej 39.334 vota/ 6.29%.