Ramush Haradinaj: PDK, LDK dhe AAK mund të formojnë qeverinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar për këtë parti.

Ai tha se mund të formojnë një qeveri së bashku me PDK-në dhe LDK-në.

“Sipas rezultateve, PDK, LDK dhe AAK mund të formojmë qeverinë”, tha ai.