Kryesuesi i KQZ, Kreshnik Radoniqi, ka dhënë detajet më të reja nga zgjedhjet e sotme parlamentare.
Ai tha se procesi ka qenë i rregullt, përpos disa rasteve të vogla që nuk kanë cenuar procesin zgjedhor.
“Nga informacionet nga terreni, procesi zgjedhor është kryer në mënyrë të rregullt. Nuk kemi evidentuar incidente që do të mund të cenonin mbarëvajtjen e procesit. Kemi pasur tri raportime për ndërprerje të energjisë elektrike nëpër qendra të votimit, për 5 deri në 10 minuta”, ka thënë Radoniqi, raporton Klankosova.tv.
Ai ka falënderuar institucionet e rendit, por edhe KEDS-in.
Ndërkaq, tha se dalja deri në orën 19:00.
“Nga të dhënat preliminare nga 98% të vendvotimeve, kanë votuar 819,859 votues, ose 44,56%. Kurse më 9 shkurt, deri në orën 19:00 kishin votuar 40,04% ose 789172 votues”, tha ai.









