“Ende ka kohë për të votuar” -Ambasadori Hargreaves vëzhgon procesin zgjedhor në disa komuna

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë përvojën e tij nga vëzhgimi i zgjedhjeve, duke theksuar se procesi po zhvillohet në mënyrë demokratike dhe se qytetarët ende kanë kohë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se ka vëzhguar nga afër zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Banjskë.

“Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovica Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!”, u shpreh ambasadori britanik.

Ndërkohë, teksa ka mbetur edhe një orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, deri më tani rreth 39% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.