Shtohet fluksi i votuesve me kusht në Prishtinë (VIDEO)

E vetmja qendër e votimi me kusht në Prishtinë, këtë pasdite ka parë një fluks më të shtuar të votueseve.

Gazetarja Arbreshë Uka, në një raportim direkt nga Fakulteti i Edukimit, tha se edhe më 9 shkurt fluksi i qytetarëve ishte më i madh pas orës 17:00, transmeton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, menaxheri i kësaj qendre, Milaim Mazreku tha se deri në ora 15:00, 1 mijë 85 votues hodhën votën me kusht.

Pos tjerash, ai tha se numri pritet të rritet deri në 3000 votues.