Një grup punëtorësh të Shërbimit të Emergjencës në Istog nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë të drejtën e votës gjatë ditës së sotme zgjedhore.
Doktoresha e kësaj qendre, Mirjeta Jahaj Murseli, ka deklaruar se procesi ka kaluar pa incidente dhe se një pjesë e stafit ka arritur të votojë, por jo të gjithë.
“S’ka pasur asnjë incident. Ne si staf kemi votuar, por një pjesë tjetër ka mbetur pa votuar”, tha ajo.
Ndërkohë, për gazetaren e Klan Kosovës, Gentiana Gashi, dy punëtorë të emergjencës kanë deklaruar se nuk kanë mundur të votojnë për shkak të fluksit të madh të punës. /Klankosova.tv










