Materiale reklamuese në Mitrovicë, menaxherja e qendrës sqaron situatën (VIDEO)

Raportimet për fletëvotime apo materiale me përmbajtje politike reklamuese brenda hapësirës së votimit në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë janë sqaruar nga menaxherja e qendrës së votimit.

Menaxherja e kësaj qendre, Melihat Meha, ka sqaruar se bëhet fjalë për një keqkuptim, duke thënë se materialet e përmendura nuk kanë qenë fletëvotime apo materiale reklamuese.

“Ndoshta ka qenë një keqkuptim i dikujt. Kanë qenë fletë të rëndomta me numra serikë,  se ndoshta dikush nuk i mban mend, e ndoshta i ka pasur me vete. Nuk ka ndodhur diçka”, ka deklaruar Meha.

Këto sqarime vijnë pasi një qytetare ka raportuar në redaksinë e Klankosova.tv se në ambientet ku po zhvillohet votimi në shkollën “Andon Zako Çajupi” kishte fletushka me emra dhe numra kandidatësh nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shkruar se  kjo situatë mund të ndikojë në procesin e lirë dhe demokratik të votimit dhe të krijojë presion ndaj votuesve.