Deri në ora 15:00, mbi 150 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Për dallim nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në këto të 28 dhjetorit rezulton se dalja e qytetarëve në votime është më e madhe.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 15:00 po del të jetë më e lartë se në ato të 9 shkurtit.

Në orën 15:00 më 9 shkurt, pjesëmarrja e qytetarëve në votime kishte qenë 17.36% apo 342 mijë e 104 votues.

Tani, po në orën e njëjtë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot dalja është 24.91%. apo 498 mijë e 47 votues, pra 155 mijë e 943 votues.

Janë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote./Reporteri.net/